do qe te jete pjese e eurovision it noizy ben deklaraten e papritur 62d05c50ca70c

Do që të jetë pjesë e Eurovision-it? Noizy bën deklaratën e papritur

July 14, 2022
1 minut lexim

Janë të pakta intervistat ku Noizy flet për planet e tij, por tek kjo e fundit na i ka zbuluar të gjitha. Noizy ka shprehur se do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian.

Reperi ka qenë i ftuar në “Abc e Pasdites”, ku është pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë të marrë pjesë në Eurovizion.

Noizy tha se do e mendonte si mundësi duke premtuar që do bënte maksimumin dhe do kishte shumë impakt nëse diçka e tillë do të ndodhte.

“Do kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin. Kam shumë fansa europianë dhe nuk do e lija Shqiperinë në baltë. Nuk e di si funksionon për të hyrë. Nëse dikush e sheh këtë video ta shohi me interesim të më fusin aty se do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart. Më intereson të jem atje se ju garantoj se do bëhet diçka e madhe,” tha Noizy.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rekord i ri ne alpinizmin zviceran 62d05c3cb4171
Story i mëparshëm

Rekord i ri në alpinizmin zviceran

hage kerkohet bashkerendimi i perpjekjeve per hetimin e krimeve te luftes ne ukraine 62d05c7e915a7
Story i radhës

Hagë: Kërkohet bashkërëndimi i përpjekjeve për hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë