Do prezantojë spektaklin e njohur, Bora Zemani rrëfen emocionet

October 2, 2022
1 minut lexim

Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në puntatën e parë të këtij sezoni të “Më lër të flas”, ku rrëfeu për eksperiencën e saj të re televizive, por edhe shumë përjetime rreth jetës personale.

Moderatorja tregoi se ky program i ka pëlqyer gjithmonë dhe e ka imagjinuar ta prezantojë qëkur ajo ishte fare e vogël. Duke qenë se Bora ka studiuar balet, e gjen shumë veten në spektaklin më të madh të kërcimit në Shqipëri.

“Është shumë e bukur. Fillimet e reja janë gjithmonë shumë të bukura. Ky është një programet që e kam pëlqyer gjithmonë. Mund ta kem imagjinuar veten që e vogël ‘sikur ta prezantoja njëherë’. Unë kam studiuar balet, kështu që e gjej veten shumë mirë atje. Më duket shumë e çuditshme të përgjigjem para jush”.

Data e premierës është 7 tetori, e premtja e ardhshme. Show i emocioneve të forta pritet të nisë dhe të gjithë po presin me padurim të ndjejnë magjinë. Emrat më të përfolur të showbiz-it, balerinët më të mirë, dhe të gjithë komponentët duket se janë mbledhur së bashku për të arritur një rezultat perfekt.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjermania ul TVSH-në e gazit

Story i radhës

Grabitje me armë në një banesë pas mesnate, maskat marrin më shumë se 8 mijë euro dhe sende me vlerë!

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë