Këngëtarja Aurela Gaçe është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi imazhi i saj është shfrytëzuar.
“Jam 49 vjeç, por ende dukem sikur jam 25! Rrudhat janë zhdukur plotësisht me këtë mjet të thjeshtë shtëpiak. Mjafton ta aplikoni në fytyrë dhe…”. Kjo është reklama e një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar me foton e Aurela Gaçes që thotë fjalët e lartpërmendura.
Këngëtarja është përdorur për publicitet të rremë ndaj një produkti dhe sigurisht ka ardhur një reagim nga ana e saj.
Artistja ka kërkuar që kushdo që sheh diçka të tillë, t’ia dërgojë sepse kushdo që është përgjegjës, do të përballet me gjykatën.
Reagimi i saj:
Sapo më dërguan një link me këtë intervistë të sajuar, ku me demek tregoja sekretet e rinisë sime. E me demek na qenkërka ky krem (që e kanë vendosur në dorën time).
Kujtdo që mund t’i dalë kjo reklamë, ju lutem më dërgoni linqet. Kushdo që ka përdorur figurën time për të reklamuar produket e veta, do të përballet me gjykatën. (Nëse do të reklamoja diçka, do të ishte në faqen time). Siç e keni parë, në këtë faqe nuk reklamoj asnjë lloj kremi!
Burimi: botasot.info