“Do marrin përgjigje shembullore”, sekretari i PL: Mund të ketë pasur edhe tentativë për ta eliminuar fizikisht Metën sot

October 21, 2024
1 minut lexim

“Meta nuk ka përdorur kurrë sky, as nuk është ulur me banditë, as nuk ka pritur banditë në zyrë dhe as nuk ka ndejutr me persona të korruptuar. Sot lista e qarkut të Durrësit ka rënë se 3 kanë dalë ortakë me banditë. Keni ndonjë provë për Metën? Është ish kryeministër, ish kryetar kuvendi që ka qëndruar i palëkundur në mbrojtje të interesit kombëtar. Beteja e tij për mbrojtjen e interesit kombëtar.

Ata që ju thoni janë në burg, kanë hyrë me premtimin e Edi Ramës që do dalin shumë shpejt. Z.Berisha dhe Meta kanë folur në sky, kanë drekuar me kriminele?

A kanë qenë të lidhur bandat,  jo është kategorike. Po ndalohen për të vënë në jetë atë skenar për të asgjësuar opozitën, pluralizmin dhe demokracinë.

Ta harrojnë, do marrin përgjigje shembullore, se vetë akti është i pashembullt. Më thoni një vend që ka ndodhur kjo. Mund të ketë pasur dhe një përpjekje dhe për eliminim fizik të Metës sot, mund të ketë pasur edhe tentativë për ta eliminuar fizikisht. U bëj thirrje drejtuesve të burgjeve ë bëjnë shumë kujdes”-u shpreh Blushi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tre punonjëse në NQP-Shkup dyshohen për mashtrim: “Kanë përvetësuar mbi 375 mijë euro përmes manipulimeve me bileta dhe kontabilitet”

Story i radhës

A do të bëjë koalicion LDK-ja me PDK-në, si në kohën Mustafa-Thaçi?

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë