Do Kwon del përpara gjykatës në SHBA, zbulohen akuzat që rëndojnë mbi të

January 3, 2025
min lexim

Do Kwon, sipërmarrësit Koreano-Jugor i kriptoaseteve pas dy monedhave dixhitale të falimentuara të cilët ju humbën investitorëve 40 miliardë dollarë në 2022, tha se është i pafajshëm përballë një Gjykate Kriminale në SHBA ditën e Enjte, një ditë pasi u ekstradua nga Mali i Zi.

Prokurorët Federalë të Manhattan ditën e Enjte zbuluan 9 akuzat që rëndojnë mbi Kwon, i cili është bashkëthemelues i Terraform Labs me seli në Singapor dhe zhvilloi monedhat TerraUSD Dhe Luna.

Ai akuzohet për mashtrim me letra me vlerë, mashtrim me transfertat, mashtrim me komoditetet dhe pastrim parash.

33-vjeçari mori në dorëzim dokumentet me akuzat e ngritura ndaj tij prej 79 faqesh ndërsa do të rikthehet përsëri përpara trupit gjykues më 8 Janar.

Kwon në Qershor të vitit të kaluar ra dakord të paguante një gjobë civile me vlerë 80 milionë dollarë si pjesë e një marrëveshjeje 4.55 miliardë dollarëshe që ai dhe Terraform arritën me Komisionin e Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA.

Në padinë e ngritur ditën e Enjte, prokuroria e Manhattan tha se Kwon ka mashtruar investitorët në 2021 për TerraUSD, e ashtuquajtur stablecoin dhe dizajnuar për të ruajtur raportin 1:1 me dollarin Amerikan.

Kwon dyshohet se u tha investitorëve se një algoritëm kompjuterik i njohur si “Terra Protocol” e kishte rikthyer vlerën e monedhës kur ajo rrëshqiti poshtë nivelit të 1 dollarëve në Maj 2021, kur në fakt ai përdori një firmë tregtare me frekuencë të lartë që të blinte fshehurazi miliona dollarë të tokenit për të stabilizuar artificialisht vlerën e saj.

Prokurorët thanë se pretendimi i rremë dhe shkaqe të tjera i shtynë investitorët me pakicë dhe ato institucionalë të blejnë produkte të Terraform duke rritur kështu vlerën e Luna deri në 50 miliardë dollarë në Pranverën e 2022. Luna ishte një monedhë më tradicionale e zhvilluar nga Kwon që luhatej në vlerë, por ishte e lidhur ngushtë me TerraUSD.

Kur vlera e TerraUSD filloi të bjerë përsëri në Maj 2022, firma tregtare paralajmëroi se mbështetja e saj “nuk ishte aq e thjeshtë këtë herë”, sipas padisë.

TerraUSD dhe Luna u rrëzuan atë muaj, duke zvarritur vlerën e kriptomonedhave të tjera, duke përfshirë bitcoin, dhe shkaktuan një kaos në mbarë industrinë.

Prokurorët nuk e identifikuan firmën tregtare. Avokatët e SEC thanë në çështjen e tyre civile se Jump Trading kishte rritur vlerën e TerraUSD në Maj 2021.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Terroristin serb që vrau ukrainas të pafajshëm, Qeveria Kurti e dëboi nga Kosova”

Story i radhës

Aksidenti tragjik, VLEN: Ngushëllimet më të thella për familjet që humbën më të afërmit e tyre

Të fundit nga

Zbulohen dy banorët e rinj të BBVA 4

Aktori Gert Ferra dhe sipërmarrësi Igli Veizi do të jenë dy banorët më të rinj të Big Brother VIP Albania 4. Kjo u zbulua në studion e Fan Club, ku sivjet moderohet
ShkoLartë