“Do keni punë me mua! Merreni seriozisht!” Ministri Çuçi paralajmëron policët

1 minut lexim

Muzika e lartë pas orës 23:00 të natës është kthyer në një shqetësim për zonat bregdetare prandaj  ministri I Brendshëm Bledi Çuçi ka thirrur në një takim drejtuesit e policisë për të marrë masa.

“Është e patolerueshme të ketë biznese me muzikë pas orës 23:00 të natës gjatë javës dhe pas orës 24:00 në fundjavë. Do të keni punë me mua nëse nuk e merrni seriozisht këtë punë.

Më keq akoma kur në ndonjë rast ka subjekte që tolerohen duke prishur kështu edhe konkurrencën në biznes e duke krijuar pakënaqësi.

Ligji është i njëjtë për të gjithë”, tha Çuçi. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U ble përfundimisht nga Mallorca, zbulohet paga e Vedat Muriqit

Story i radhës

A do të dëmtohet uniteti perëndimor ndaj Ukrainës nga rënia e Draghi-t në Itali?

Të fundit nga