Robert F Kennedy Jr ka paraqitur dokumentet zgjedhore për të kandiduar për president të SHBA në 2024 si demokrat. 69-vjeçari është djali i senatorit të vrarë Robert F Kennedy dhe nipi i presidentit John F Kennedy.
“Kam ardhur këtu sot për të shpallur kandidaturën time për nominimin demokrat për President të Shteteve të Bashkuara,” tha ai, duke vënë në dukje se qëllimi i fushatës dhe presidencës së tij do të ishte t’i japë fund shkrirjes korruptive të pushtetit shtetëror dhe korporativ.
Kennedy, është bërë një nga zërat më të spikatur në lëvizjen kundër vaksinave, si themeluesi i Mbrojtjes së Shëndetit të Fëmijëve, një organizatë jofitimprurëse e njohur kryesisht për përpjekjet e saj kundër vaksinës.
Ai tani do të përballet me Marianne Williamson, që shpalli kandidaturën e saj më 4 mars. Po ashtu ai mund që të përballet gjithashtu me Presidentin Joe Biden, i cili ka thënë vazhdimisht se synon të kandidojë për rizgjedhje në 2024.