Priti Patel ka thënë se po jep dorëheqjen nga posti i Ministres së Brendshme të Britanisë.
Në një letër drejtuar Boris Johnson, Patel thotë se është zgjedhja e saj të shërbej nga radhët e pasme.
Ajo shton se është jetike që Liz Truss të mbështesë të gjitha aspektet e politikave të saj për të trajtuar imigracionin e paligjshëm.
“Ka qenë nderi i jetës sime t’i shërbej vendit tonë si sekretare e Brendshme për tre vitet e fundit dhe të përmbushim angazhimet tona për të mbështetur dhe reformuar policinë tonë, për t’u ngritur për të vështirën. Reformoni sistemin tonë të imigracionit dhe azilit dhe luftoni terrorizmin”, shkruan ajo në letrën e dorëheqjes.
“Siç e dimë, nuk ka asnjë zgjidhje të vetme për këtë sfidë të madhe dhe qeveria duhet të trajtojë spektrin e plotë të çështjeve për të ndaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar”, vijon Patel.
Patel ishte ndër figurat më të zëshme në qeverinë e Boris Johnson kundër emigracionit të paligjshëm.
Madje, muajin e kaluar ajo foli qartë për emigrantët shqiptarë që duan të shkojnë në ishull me gomone, duke thënë se do të dobohen, teksa përmendi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare.
“Një numër i madh shqiptarësh po bien në kurthin nga trafikantët dhe bandave të krimit të organizuar, duke i detyruar ata të bëjnë udhëtime të rrezikshme me gomone të shkatërruara për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaronte Priti Patel pas një takimi me homologun e saj, Bledi Çuçi.
“Falë niveleve tona të shkëlqyera të bashkëpunimit me Shqipërinë, ne do të përdorim çdo mundësi për të përshpejtuar largimin e shqiptarëve që nuk kanë të drejtë të jenë në vend tonë”, kishte thënë ajo.