do fitore 686109bf2ad24

Do fitore

June 29, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur me emocion dhe respekt për rikthimin përballë Lionel Messit, para sfidës së shumëpritur ndaj Inter Miami-t në 1/8 e finales së Kupës së Botës për Klube.

Ndeshja që do të luhet të dielën në Atlanta, do të jetë më shumë sesa një duel i thjeshtë mes dy klubeve, pasi në fushë do të rikthehen shumë kujtime nga Barcelona e lavdishme.

Luis Enrique, i cili drejtoi Barcelonën nga viti 2014 deri më 2017, ka punuar nga afër me Messin, Suarezin, Busquetsin, Alban dhe Mascheranon – të gjithë pjesë e Inter Miami-t sot – kur katalanasit fituan tripletën historike në vitin 2015. Tashmë, ai do të përballet me ta në një skenë tjetër, me një objektiv të ri.

“Kjo ndeshje është emocionale për mua, për klubin, për lojtarët që kanë qenë këtu me Messin. Është e veçantë t’i shohësh përsëri, sepse janë më shumë se lojtarë për mua,” u shpreh Enrique në konferencë për shtyp.

Trajneri spanjoll, i cili këtë sezon e çoi PSG-në drejt titullit të parë në histori në Ligën e Kampionëve, theksoi se prania e Messit është motivim shtesë për skuadrën e tij. Ai e përshkroi yllin argjentinas si një futbollist të papërsëritshëm me topin, dhe paralajmëroi se për ta ndalur atë, kërkohet një përpjekje kolektive.

“Nëse përpiqemi ta ndalim vetëm me një lojtar, jemi të humbur. Messi mund të driblojë këdo. Na duhet ekipi i tërë për ta ndalur,” tha ai.

Luis Enrique vlerësoi gjithashtu edhe lojtarët e tjerë të Inter Miami-t, përfshirë Busquetsin dhe Suarezin, dhe theksoi se trajneri Javier Mascherano, një tjetër ish-lojtar i tij, është një aset i rëndësishëm për skuadrën amerikane..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 6062
Lajmi i mëparshëm

Xhabir Deralla: Pa një Ukrainë të lirë, demokracia globale nuk mund të mbijetojë

murati opozita po e bllokon procesin 686109fa34ee5
Lajmi i radhës

Murati: Opozita po e bllokon procesin

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë