Murati: Opozita po e bllokon procesin

June 29, 2025
1 minut lexim

Deputeti i betuar i VV-së, Hekuran Murati, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qenë i gatshëm të ofrojë dy kompromise për zgjidhjen e ngërçit politik, por sipas tij, opozita vazhdon të jetë e ngulitur në qëndrimet e saj.

Ai shtoi se opozita ka refuzuar edhe ofertën për konsensus rreth emrave të përbashkët për kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

“E keni parë të gjithë, Kurti ka qenë i gatshëm të ofrojë dy kompromise mirëpo e kemi parë që opozita insistojnë në diçka që as nuk është në Kushtetutë as nuk është shpallur kundër kushtetuese. Votimi i fshehtë edhe në aktgjykimin e ri konfirmohet si mënyrë për të dalë nga ngërçi. Vazhdojnë të jenë të betonuara në pozicionet e tyre, vazhdojnë të kundërshtojnë emra të përvetshëm, gjë që është absurde ku qytetarët kanë folur.

Nëse duam të shkelim parimin që propozuesi e zgjedh emrin atëherë futemi në një spirale tjetër të bllokadave sepse do të duhej të dakordoheshin edhe emrat e nënkryetarëve. Opozita ka refuzuar një gjë të tillë, është ofruar konsensus të dakordojmë emrat dhe ti votojmë të gjithë pa i kontestuar njëri tjetrit emrat, opozita ka refuzuar”, theksoi Murati.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Do fitore

Të fundit nga

Do fitore

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur me emocion dhe respekt për rikthimin përballë Lionel Messit, para sfidës së shumëpritur ndaj Inter Miami-t në 1/8 e finales së Kupës së Botës

Mbyllet për qarkullim rruga Radavc-Kullë

Rruga Radavc-Kullë do të bllokohet gjatë ditës së sotme. Kjo për shkak të mbajtjes së garave automobilistike me karakter ndërkombëtar. Kështu u bë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, duke
ShkoLartë