Victoria, një grua 42-vjeçare ukrainase, se ajo dhe një grua tjetër, një fqinje, u përdhunuan nga dy ushtarë rusë që pushtuan fshatin e saj pranë Kievit në mars.
Dy femrat të cilat kanë pranuar të flasin për mediat amerikane, thonë se u ka ndodhur, me kusht që të mos zbulohet vendndodhja dhe mbiemrat e tyre.
Një ushtar tjetër, një oficer komandues i cili nuk ishte i përfshirë në sulm, kërcënoi Viktorinë, thotë ajo.
“Ai më shikoi dhe më tha: I shihni, djemtë tanë, kanë pirë dhe duan të argëtohen” tregon Victoria. “E kuptova se diçka e tmerrshme do të ndodhte”. Dy nga ushtarët i çuan gratë në një shtëpi të kthyer në seli për pushtuesit rusë dhe i përdhunuan.
Fqinja e saj 44-vjeçarja Natalya, ka rrëfyer ngjarjet gjithashtu për Abc News. “Më tha ‘a dëshiron që gjithçka të jetë mirë me djalin tënd? Ngjitu lart dhe bëj siç të them unë’”, kujton Natalya, duke përshkruar takimin e saj me një nga ushtarët rusë që ajo thotë se e përdhunoi. “Ai ishte si një kafshë…” Natalya thotë se më vonë mësoi se ushtarët vranë burrin e saj.
Nuk është e qartë se sa ushtarë ose cilët ishin të përfshirë në vrasje. Familja e varrosi burrin të nesërmen. Dy ushtarët rusë për të cilët gratë thonë se i përdhunuan nuk janë identifikuar ende, por përballen me urdhër arresti ndërkombëtar, sipas Kateryna Duchenko, prokurores ukrainase e ngarkuar për rastet e dhunës seksuale të kryera nga ushtarët rusë. Të dyja rastet janë duke u hetuar me shanse të pakta që të dyshuarit të merren në paraburgim ose të kalojnë ndonjë kohë burg, tha ajo. Historitë e përdhunimeve dhe mizorive të tjera në duart e trupave ruse nuk janë të padëgjuara në qytetet e vogla dhe periferitë e Kievit. Banorët e Bucha dhe Borodyanka kanë raportuar shkelje të të drejtave të njeriut duke përfshirë përdhunim, vrasje dhe torturë nga forcat ruse gjatë pushtimit.