Ish- drejtor i Spitalit të Tetovës Florin Besimi, pas daljes nga gjykata tha se gjithçka çka duhet të thotë do ta thotë para gjykatës.
“Gjithçka që kam të them për procesin gjyqësor për këtë rast tragjik do e them para gjykatës. Lus mediat që të përcjellin këtë rast sepse unë personalisht i besoj sistemit gjyqësor dhe jam i bindur se e vërteta do të dëshmohet. Jam i bindur andaj kërkoj durim nga ana e mediave deri sa të fillojë procesi, sepse jam i bindur se me fakte dhe argumente do e dëshmojmë të vërtetë dhe jam i bindur se do del e vërteta”, u shpreh ish drejtor i spitalit të Tetovës, Florim Besimi.