Dje u rrah nga Noizy, sot arrestohet Cllevio

Gjatë ditës së djeshme në media ka qarkulluar një video ku reperi Cllevio është sulmuar fizikisht nga Noizy.

Ndërkaq sot ai ka rënë në pranga të policisë për shkak të thyerjes së masës “Arrest në shtëpi”.

Kjo masë ishte caktuar ndaj tij pasi që akuzohej për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas kësaj komunikate, gjatë kontrollimit, “Cllevios” i është gjetur lëndë narkotike “cannabis sativa” dhe tri thika, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi K. A. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi K. A. është lokalizuar në lagjen “Çlirimi”, në qytetin e Lushnjës”. njofton Policia Shqiptare.

“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ai ishte arrestuar edhe më parë.

Më 19.03.2021, ishte arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike “cannabis sativa” dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Arrestohen shtatë tifozë anglez para ndeshjes Gjermani-Angli

Story i radhës

​6 gjëra për të parë gjatë Summit of the Americas

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish