“Dje Luli babës vet, sot Lul Brava” Rama ironizon keq kandidatët e Bashës dhe Berishës: Kush është dryni e kush brava

February 22, 2022
min lexim

Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të ironizojë  “luftën e brendshme të PD-së”  midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, gjatë prezantimit të pyetësorit për Këshillimin Kombëtar me qytetarët e Durrësit sot.

Duke thumbuar  kandidatin e Bashës, Luan Hoti dhe kandidatin e  Berishës, Ardian Muka Rama u bën thirrje durrsakëve të votojnë kandidaten e PS Emirjana Sako për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“Deri dje ai ishte Luli babës vet, sot është Lul brava. Kaq mbaroi filmi. Që këtu ka mbaruar për mua. Të jesh në Durrës dhe të kesh mundësi të zgjedhësh midis  tre vetave ku dy janë burra, patjetër që po t’i kesh mend në vend do zgjedhësh një grua. Për çfarë, që të dëgjosh nesër kush është dryni e kush është brava. Ata t’i zgjedhin vetë problemet e tyre, por me  Durrësin s’kanë  pse të ngatërrohen. Këtë ia them dhe atyre që nuk votojnë për mua. Këtu  është një votë shumë e thjeshtë, dy burra që këtu a kanë qenë po të ishin aq të zot do kishin shkëlqyer, dhe një grua që ka pasur kohën ta tregojë që është një person që e meriton mbështetjen e qytetarëve të këtij qyteti se kur ra tërmeti shkoi shtëpi më shtëpi. Po punojmë për një projekt të madh për të gjithë pjesën e plazhit të Durrësit që të bëjmë një transformim të madh. Kemi filluar me rrugët nëpër lagje, ”, u shpreh  Rama.

 

Zgjedhjet  e 6 marsit do të zhvillohen në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Ndonëse në shumicën e tyre, këto bashki ishin prej shumë kohësh, pa një kryetar të zgjedhur, presidenti Meta priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, për të dekretuar votimet e reja. Në zgjedhjet e 30 qershorit, opozita nuk mori pjesë, duke i bojkotuar ato. Ripërsëritja e tyre mund të jetë një mundësi e mirë që dhe ajo të ketë përfaqësuesit e saj në pushtetin vendor, të paktën në këto 6 bashki ku Shkodra, Durrësi por dhe Lushnja janë ndër më të mëdhatë e vendit.

Por edhe këtë herë ajo duket se do të hyjë e përçarë, për shkak të luftës së brendshme në Partinë Demokratike. Berisha dhe mbështetësit e tij, garojnë në zgjedhje me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. KQZ vendosi të regjistrojë në zgjedhjet e pjesshme koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, të përbërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane, duke rrëzuar nga kërkesa e tyre një pjesëtar të tretë të koalicionit, i renditur në dokument si Partia Demokratike – Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

QZ vendosi që koalicioni përbëhet nga LSI dhe PDK, por nuk përfshiu në të edhe Komisionin e Rithemelimit të PD me përkrahësit e ish kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë kandidatët e këtij koalicioni janë zgjedhur nga Berisha përmes primareve të mbajtura në 6 bashki. Edhe prezantimi i kandidatëve është bërë në të shumtën e rasteve nga Berisha. Si duket fragmentarizimi i opozitës mund të favorizojë socialistët që aktualisht kontrollojnë pushtetin vendor.

Kandidatët e PD
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku.

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI+PDK)
Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

Kandidatët e PS
Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon
Për Bashkinë Shkodër, PS garon me Majlinda Angonin
Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun
Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla
Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera
Për Bashkinë e Lushnjës Eriselda Sefa

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Balla nga Lushnja/ Kanditatët non-grata s’kanë pse marrin votën e qytetarëve

Story i radhës

Kanadaja siguroi qëndrim për një grupi të ri qytetarësh afganë të cilët ishin strehuar në RMV

Të fundit nga

ShkoLartë