Djalit të presidentit kroat i përmirësohen notat – Ministria e Arsimit fillon hetimet

min lexim

Sanja Musiq-Milanoviq, gruaja e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, dyshohet se i ka bërë presion drejtoreshës së shkollës së mesme klasike të Zagrebit, Zdravka Martiniq-Jerçiq, në mënyrë që djalit të saj të vogël t’i rriten notat gati një javë pas mbarimit të shkollës.

Notat e djalit të presidentit kroat janë ndryshuar pas afatit ligjor, gjegjësisht njëra prej tyre është rritur nga katër në pesë, ka konfirmuar një zëdhënës i Liceut Klasik.

Ai theksoi se mund të shihet lehtësisht në e-ditar ndërsa i njëjti bashkëbisedues nuk ka mundur të thotë nëse dhe kur ka ardhur në shkollë Sanja Musiq-Milanoviq, por ka konfirmuar se për këtë nxënës dhe notat e tij nuk është diskutuar në seancat e këshillit të arsimtarëve dhe nuk ka pasur kërkesa zyrtare për rishikim të notave.

Musiq-Milanoviq, në një letër drejtuar kryesisë së shkollës, të cilën Zyra e Presidentit ia ka përcjellë Jutarnji List, thekson se, sipas saj, ka shumë parregullsi në lidhje me punën e mësueses së matematikës.

“Dua të jem e qartë se nuk kam kërkuar asnjëherë verbalisht dhe as tani me shkrim që nota të rrumbullakoset në shkëlqyeshëm, po kërkoj vetëm shpjegim për të gjitha parregullsitë e konstatuara që po bëjnë që nxënësit të dështojnë në dy në aspekte – në dituri dhe notim”, shkruan në letrën që Musiq-Milanoviq i kishte dërguar shkollës me seli në Zagreb.

Ndërkohë, Ministria e Shkencës dhe Arsimit ka konfirmuar se tashmë ka nisur hetimet dhe se kanë kërkuar një deklaratë nga shkolla. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Srna tregon të vërtetën e Shakhtarit ndërsa FIFA akuzohet për dështimin

Story i radhës

Levica hap zyre në Tetovë, a po bashkëpunon Kasami me Apasievin për zgjedhje?!

Të fundit nga