djali i tottit nuk permbahet fare puthje plot pasion 64e88f016a40a

Djali i Tottit nuk përmbahet fare, puthje plot pasion

August 25, 2023
1 minut lexim

Cristian Totti, më i dashuruar se kurrë me të dashurën e tij Melissa Monti, me të cilën është çift i qëndrueshëm prej një viti.

Së fundmi, djali i Ilary dhe Francesco ka shpërndarë disa foto në Instagram, në të cilat puth vajzën me pasion. Çifti duket në harmoni të plotë.

“Lumë” pëlqimesh për çiftin, çka rrëmbey edhe vëmendjen e familjes “Totti”. Ish-bashkëshortët, në fakt, lanë “like” të këndshme në fotot e djalit të tyre me Melisa. Një shenjë se prindërit e Cristian e pëlqejnë vërtet vajzën e re. Chanel, motra e vogël e sulmuesit, gjithashtu e miraton këtë lidhje.

Melissa Monti është 18 vjeçe (Cristian do t’i mbushë kaq nëntorin e ardhshëm). Ajo është aktore dhe modele, filloi të xhironte reklama që në fëmijëri (ashtu si Ilary Blasi) dhe u shfaq në filmin “Bukuria e Madhe”.

Melissa dhe Cristian u njohën falë disa miqve të përbashkët dhe nuk u larguan kurrë nga njëri-tjetri. Pak muaj më parë të dy u shfaqën në televizion, në studion e “L’Isola dei Famosi”, një emision i drejtuar nga Ilary.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

britney spears kapet me nje burre misterioz ne veturen e saj pak dite pas ndarjes 64e88d272877f
Story i mëparshëm

Britney Spears kapet me një burrë misterioz në veturën e saj pak ditë pas ndarjes

skift plazhet e shqiperise te pushtuara nga turistet italiane 64e88f0802e98
Story i radhës

Skift: Plazhet e Shqipërisë “të pushtuara” nga turistët italianë

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë