djali i tij zgjodhi shqiperine para kosoves reagon babai i brrutit seshte tradhti ta mbrosh flamurin e adem jasharit 67ce0e506e467

Djali i tij zgjodhi Shqipërinë para Kosovës, reagon babai i Brrutit: S’është tradhti ta mbrosh flamurin e Adem Jasharit

March 9, 2025
1 minut lexim

Vendimi i lojtarit të Malishevës, Etnik Brruti, për të luajtur për Shqipërinë, ka ngjallur reagime të shumta, duke u etiketuar kështu edhe si tradhtar. 

E pas këtij etiketimi, ka reaguar babai i Etnikut, Besniku, duke thënë se djali i tij mori një vendim që siç u shpreh ai, buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin 

Sipas babait të Etnikut, kjo nuk është tradhti, por siç tha ai besnikëri ndaj idealit për të cilin është luftuar, 

“Tradhtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit, Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri! Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren Shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë”. 

“Kjo nuk është tradhti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar. Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën. Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare. Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori”, ka shkruar Besnik Brruti. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vasilevska bdi punesoi njerez qe nuk shkojne ne pune por paguhen prandaj luajne viktimen politike 67ce0d9d189af
Story i mëparshëm

Vasilevska: BDI punësoi njerëz që nuk shkojnë në punë por paguhen, prandaj luajnë viktimën politike

audi vazhdon te promovoje vagonet tani vjen me a6 avant 67ce0f4012744
Story i radhës

Audi vazhdon të promovojë “vagonët” – tani vjen me A6 Avant

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë