Fëmijët e mi, si të gjithë qytetarët e këtij vendi i gëzojnë të drejtat e njëjta dhe mundësi në këtë shoqëri, deklaroi sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pasi emrii i djalit të tij Barlet Xhaferi. u gjend në listën e të diplomuarve në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë.
”Kur bëhet fjalë për antarë të familjeve të funksionarëve senzacioni është shumë më i lartë. Po antikorrupsioni ka pasur lëndë nga 2011 e këtej por në fund të vitit 2022 antikorrupsioni ka ndëprerë atë proces dhe konkluza është se nuk mund të verifikohet keqpërdorim nga ana e djalit tim a çështjet e lëshimeve institucionale nuk është përgjegjësi e djalit tim. Në fund të fundit si çdo fëmijë tjetër edhe djali im gëzon të drejtat si gjithë tjerët në këtë shtet”, deklaroi Talat Xhaferi.