Djali i legjendës Beckham zyrtarizohet te klubi anglez

Djali i David Beckham, Romeo, i bashkohet Brentfordit nga Inter Miami në formë huazimi deri në fund të sezonit. Trashëgimtari 20-vjeçar i legjendës së Manchester United u stërvit për herë të parë me ekipin rezervë në tetor. Romeo Beckham tashmë i është bashkuar zyrtarisht ekipit rezervë të Brentfordit. Romeo luajti 20 ndeshje për Inter Miamin II sezonin e kaluar.

Ai u shpreh në faqen zyrtare të klubit anglez:

“Jam shumë krenar dhe shumë i lumtur që jam këtu. Erdha për të ruajtur formën gjatë periudhës së pushimeve, më pas erdhi shansi për t’u huazuar dhe nuk kam qenë kurrë kaq i emocionuar.

Ishte një sezon argëtues (në SHBA) dhe kishte shumë ulje-ngritje, por jam i emocionuar që jam këtu, për të kuptuar se çfarë mund të bëj”.

Romeo shënoi dy gola dhe dha 10 asistime teksa ndihmoi Inter Miami II ta mbyllte sezonin në vendin e gjashtë në MLS Next Pro Eastern Conference.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimin e Rusisë me dronë

Story i radhës

​Sulmi në Shtërpcë, Abbott: Mirëpres arrestimin e të dyshuarit

Të fundit nga