djali i ish presidentit hashim thaci ne ngjarje per nder te 250 vjetorit te pavaresise se shba se 6a4439d336a32

​Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi në ngjarje për nder të 250 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

June 30, 2026
1 minut lexim

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

Prania e tij në këtë ceremoni tërhoqi vëmendje, ndërsa fotografi nga eventi u publikuan në rrjetet sociale.

Një prej tyre u nda nga deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, i cili shfaqet në fotografi së bashku me Endrit Thaçin dhe disa kolegë të tjerë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve, partive politike, trupit diplomatik dhe personalitete të tjera të jetës publike, të cilët morën pjesë në kremtimin e përvjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vala e te nxehtit godet italine pese viktima ne 24 ore 6a4435460f38f
Lajmi i mëparshëm

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

dy aksidente ne pogradec nje i vdekur dhe nje i lenduar 6a443a4f7f3bb
Lajmi i radhës

Dy aksidente në Pogradec, një i vdekur dhe një i lënduar

Të fundit nga

ShkoLartë