vala e te nxehtit godet italine pese viktima ne 24 ore 6a4435460f38f

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

June 30, 2026
1 minut lexim

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e Shëndetësisë, pesë persona kanë humbur jetën në Itali gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e temperaturave ekstreme.



Autoritetet italiane kanë vendosur alarmin e kuq, nivelin më të lartë të rrezikut, në 25 qytete të mëdha të vendit. Sipas parashikimeve, situata pritet të mbetet e pandryshuar edhe gjatë ditës së nesërme.

Megjithatë, meteorologët parashikojnë një ndryshim të motit duke filluar nga pasditja e së mërkurës, kur në shumë zona të Italisë veriore priten reshje të dendura shiu, të shoqëruara në disa raste edhe me breshër. Të enjten, moti i paqëndrueshëm pritet të shtrihet edhe në zonat qendrore të vendit.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

posti i zevendeskryeministrit per qeverisje te mire nuk do te ekzistoje kompetencat i kalojne kryeministrit 6a44234d6f7ae
Lajmi i mëparshëm

Posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë nuk do të ekzistojë, kompetencat i kalojnë kryeministrit

djali i ish presidentit hashim thaci ne ngjarje per nder te 250 vjetorit te pavaresise se shba se 6a4439d336a32
Lajmi i radhës

​Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi në ngjarje për nder të 250 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

Të fundit nga

ShkoLartë