dy aksidente ne pogradec nje i vdekur dhe nje i lenduar 6a443a4f7f3bb

Dy aksidente në Pogradec, një i vdekur dhe një i lënduar

June 30, 2026
1 minut lexim

Dy aksidente janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Pogradec, konkretisht në Qafë Plloçë dhe në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë.

Në aksidentin e parë, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës në rrugën e re të Qafë Plloçës. Si pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit mbi automjetin. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

djali i ish presidentit hashim thaci ne ngjarje per nder te 250 vjetorit te pavaresise se shba se 6a4439d336a32
Lajmi i mëparshëm

​Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi në ngjarje për nder të 250 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

kryetarja e afd gjermania duhet ti jape fund bojkotit te naftes dhe gazit rus 6a443ab813156
Lajmi i radhës

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Të fundit nga

ShkoLartë