Djali i Enver Bexhetit, gjyqtarit non-grata, pa plotësuar kriteret është punësuar prokuror në Prokurorinë e Tetovës

December 14, 2024
1 minut lexim

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka zbuluar parregullsi serioze në lidhje me dhënien e provimit të jurisprudencës nga ana e djalit të gjyqtarit non-grata Enver Bexheti. Sipas KSHPK-së, ai e ka dhënë provimin pa e përmbushur kushtin ligjor për përvojë të mjaftueshme pune si jurist.

Kjo procedurë, siç është theksuar, është mundësuar me vendim të një ish-ministri të drejtësisë. Ky rast e ka rikthyer në vëmendje çështjen e gjyqtarit Bexheti dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.

Bëhet fjalë për Jetmir Bexhetin, i cili, me provimin e jurisprudencës të firmosur në Ministrinë e Drejtësisë, pa asnjë pengesë u regjistrua në gjeneratën e shtatë të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë (AGJPP). Akademia, si institucion, detyrohet të besojë në vulën e Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ai ka përfunduar me sukses studimet.

Raportohet se raste të ngjashme ka edhe në gjeneratën e tetë të Akademisë.

Kohët e fundit, Jetmir Bexheti është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës.

Enver Bexheti së fundmi u vendos në listën e zezë të ShBA-ve për korrupsion.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dhunoi dhe kërcënoi gruan, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

Story i radhës

27-vjeçari gjen golin e parë sezonal

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë