Djali i dytë i Beckham është 19 vjeçar dhe tashmë po planifikon martesë

min lexim

Djali i dytë i David dhe Victoria Beckham, 19-vjeçari Romeo, thuhet se po planifikon një martesë me të dashurën e tij, modelen Mia Regan.

Edhe pse të dy janë shumë të rinj dhe të fokusuar në karrierat e tyre, burimet thotë se ata janë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Dhe tani që vëllai i madh, Brooklyn, është martuar me Nicola Peltz, Romeo dhe influencuesja britanike, Mia, kanë filluar të flasin për të ardhmen e tyre afatgjate.

Një burim në mediat amerikane pohon se çifti ka folur për martesën gjatë pushimeve familjare, duke thënë: “Mia është e afërt me nënën e Romeos, Victoria. Ishte e qartë se çifti dëshiron një të ardhme të gjatë së bashku dhe ata tashmë kanë folur për të qenë miq shpirtëror”.

Gjithashtu, ata thuhet të kenë biseduar se sa shumë e duan një familje të madhe dhe mezi presin ta fillojnë atë.

Në rrjetet sociale, shihet se Romeo dhe Mia janë shumë të lumtur bashkë. Këtë javë, çifti ka kaluar kohë me familjen Beckham në jahtin e tyre luksoz në Miami. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Turqi: Filantropisti Osman Kavala dënohet me burgim të përjetshëm

Story i radhës

​Ngjela: Në Shqipëri s’ka më forcë Moska, kjo është zonë amerikane

Të fundit nga