“Djajtë” kërkojnë talentin brazilian

June 30, 2024
1 minut lexim

Investim për të ardhmen, “Djajtë” kërkojnë talentin brazilian në “Teatrin e Ëndrrave”!

Ashtu si, “Galaktikët” e Real Madrid, që në verë do të afrojnë “yllin”, Endrick nga Palmeiras dhe Liverpool që synon 16-vjeçarin e kësaj skuadre, Estevao Willian edhe “Djajtë e Kuq” të Manchester United janë duke punuar për merkaton e verës, teksa dëshirojnë të bëjnë një blerje te klubi brazilian.

Sipas raportimeve, më të fundit të tabloideve britanike, “Djajtë”, janë të interesuar për “yllin” e sulmit, 19-vjeçarin, Thalys, i cili konsiderohet nga shumë si një talent premtues i së ardhmes, të paktën sa i përket të ardhmes, teksa edhe pse nuk ka debtuar me skuadrën e parë, ka mahnitur teknikun, Erik ten Hag, me paraqitjet e tij, në ekipin e moshave.

I vlerësuar nga specialistët e “Transfermarkt”, në vetëm 1 milionë euro, talenti brazilian pritet t’i kushtojë shumë më shumë, “gjigantëve”, të Premier League, teksa deri më tani me skuadrën e Palmeiras U20, Thalys është treguar “magjik”, duke arritur të realizojë plot 5 gola, në vetëm 6 ndeshjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndërtimi i rrethrrotullimit afër Gorenjes, Komuna thotë se po bëhet zgjidhje për 20- 30 vitet e ardhshme

Story i radhës

Foto nga lufta në Kosovë, ky është i arrestuari për krime lufte ndaj popullsisë civile në Malishevë

Të fundit nga

ShkoLartë