Nuk e dinim më herët që Dj PM, i cili mori famë të madhe pas konkurrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, kishte miqësi me këngëtaren shqiptare nga Kosova, Rita Orën.
Ai është bërë nostalgjik dhe ka ndarë në InstaStory një foto me këngëtaren e famshme, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
“Moti shumë”- shkruan Pajtimi, duke lënë të kuptohet se fotoja është shkrepur kohë më parë.
Mirëpo, për shkak të miqësisë që kanë me njëri-tjetrin nuk do të ishte çudi t’i shihnim në ndonjë projekt së bashku. Do ta donim të gjithë, apo jo?
Dj PM po shijon uljet e ngritjet e marrëdhënies së re që ka nisur me Sarah Berishën, romancë e cila lindi brenda shtëpisë së BBV.
Nga ana tjetër, Rita Ora u spekulua kohët e fundit se ishte shtatzënë nga mediat britanikë pasi ajo u shfaq në atë që disa e konsideronin si një ‘baby bump’. Një burim i afërt me çiftin në fjalë tha se ata po prisnin një fëmijë.