Dizeli shtrenjtohet, çmimi i benzinave mbetet i njejtë

December 23, 2024
1 minut lexim

Prej sonte në mesnatë dizeli do të shtrenjtohet për gjysmë deri në një denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,46 për qind.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) rritet për gjysmë denarë dhe do të arrijë 71 denarë për litër, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) shtrenjtohet për një denarë dhe do të arrijë 70,5 denarë për litër. Çmimi i EUROSUPER BS-95 edhe më tutje mbetet 76,5, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të vazhdojë të shitet për 79 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,058 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 45,823 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë ulje te benzinat mesatarisht për 0,841 për qind dhe te mazuti për 0,485 për qind, ndërsa te dizeli ka rritje për 1,628 për qind, ndërsa te Ekstra vaji i lehtë për 1.794 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin në krahasim me llogaritjen paraprake është më i lartë për 0,5411 për qind.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Adnan Bislimi, shpallet polici më i mirë i vitit për rajonin e Kumanovës

Të fundit nga

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë