Dizajni i ri i Instagram në ueb shkon për ekranet e mëdha

min lexim

Instagram po vijon të bëjë ndryshme në aplikacionin desktop. Përditësimi më i fundit rifreskon ndërfaqen e përdoruesit duke përfituar nga avantazhet e ekraneve të mëdha në vend që të duket si një version më i madh i aplikacionit mobil.

Shefi i Instagram Adam Mosseri prezantoi përditësimin së bashku me mjetin për planifikimin e postimeve ditën e djeshme.

“E dimë që shumë njerëz e përdoruesin versionin në ueb për të punuar me disa aplikacione njëherazi dhe ne po kujdesemi që të jetë një eksperiencë sa më e mirë,” tha ai.

Menutë home, search, explore, messages dhe notifications të cilët shfaqeshin në krye të aplikacionit tashmë janë zhvendosur në të majtë. Historitë vazhdojnë të shfaqen në krye ndërsa profili, sugjerimet janë zhvendosur në të djathtë të ndërfaqes.

Kur përzgjidhni një prej menuve, menuja në të majtë qëndron duke e bërë navigimit të lehtë dhe të shpejtë.

Ndërfaqja e re e bën Instagram më të lehtë për tu përdorur në ueb, por ende nuk ka shenja të një aplikacioni të dedikuar për iPad. Kështu ueb aplikacionit mbetet zgjidhja e vetme e momentit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Karabinierët italianë zbarkojnë në veri të Kosovës, EULEX jep detaje

Story i radhës

Tragjike/ Shuhet e gjithë familja, nëna dhe 8 fëmijët digjen për së gjalli brenda shtëpisë

Të fundit nga