Divjaka në protestë, Artan Hoxha paralajmëron: Edhe ’97 nga Lushnja nisi…

1 minut lexim

Banorët e Divjakës kanë protestuar sot kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut Kombëtar të Karavastasë duke shkulur edhe kabinën që ndodhej në rrugë, ndërsa nuk munguan as përplasjet me policinë.

Banorët nuk duan që për të hyrë në Karavasta të paguhet një biletë ndaj kompanisë private që ka marrë menaxhimin.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari investigative Artan Hoxha duke ironizuar me çfarë po ndodh përmes komentit: Mos u çudisni, se dhe ’97 nga Lushnja filloi…!

Hoxha i referohet protestave pas falimentimit të kompanive rentiere në vitin 1997 ku përplasjet më të forta nisën në Lushnje dhe më pas u përhapën në të gjithë jugun.  

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tragjedi e madhe! Ylli i futbollit humb jetën tragjikisht, e godet treni 

Story i radhës

Zelensky falënderon presidentin turk dhe shefin e OKB-së për marrëveshjen e drithërave

Të fundit nga