Ditët me shi dhe moti i keq, nuk ka pse t’ju prishë pushimet, ja aktivitetet që do t’ju argëtojnë edhe nëse jeni mbyllur në shtëpi

Shpesh herë, në ditët tona pushim, atëherë kur kemi planifikuar aq shumë gjëra përgjatë ditës sonë, moti na zhgënjen dhe ja ku e gjejmë veten të mbyllur në shtëpi, pa asnjë ide. Megjithatë të qëndruarit në shtëpi mund të jetë po aq produktive sa një ditë e kaluar jashtë, thjesht ju duhet të jeni pak më kreativë. Në ditët e sotme falë teknologjisë, kufijtë e katër mureve duket se janë zhdukur dhe brenda hapësirës së shtëpisë sonë, mund të bëjmë shumë më shumë gjëra nga sa e keni menduar. Mund të stërviteni, mund të punoni pa më të voglin problem, mund të jeni në kontak me miqtë tuaj, dhe kjo e gjitha falë pajisjeve. Telefoni nuk është e vetmja pajisje e zgjuar që mund t’ju mbajë të lidhur me botën, por edhe televizori. Po, Po… Kjo pajisje që shumë prej nesh e përdorin vetëm si një mjet përcjellës informacioni apo argëtimi; mund të ketë dhe shumë role të tjera. Nevojat e jetesës së konsumatorit po ndryshojnë vazhdimisht. Për të lundruar në këtë hapësirë, Samsung ka zbuluar produkte dhe veçori të reja të lifestyle-it për të ngritur përvojën e përdoruesit në një nivel tjetër, duke i lejuar konsumatorët të personalizojnë mënyrën se si shohin dhe përjetojnë ekranet.

Përjetoni filmat dhe seritë tuaj të preferuar sikur t’i shihnit nga kinemaja

Modelet Neo QLED dhe linja OLED janë padyshim një central i fuqishëm, që jo vetëm do ndryshojnë mënyrën sesi ne shohim televizor, por edhe funksionet e këtij të fundit. Kjo linjë e televizorëve përmban produkte të avancuara, ku fokusi vihet tek përmirësimi i përvojës së përdoruesit, falë teknologjisë së integruar. Samsung ofron teknologjitë më të fundit, të cilat synojnë të ofrojnë komoditet te konsumatorët, duke përmirësuar jetën e tyre falë opsioneve si lidhje në çast, lidhje automatike, siguri e jo vetëm. Procesori Neural Quantum 8K, përvoja më e mirë 8K e Samsung e fuqizuar nga inteligjenca artificiale, ka 64 rrjete të pavarura të inteligjencës artificiale, ku secili prej tyre analizon karakteristikat e përmbajtjes dhe cilësinë e figurës. Kjo gjë shton akoma dhe më shumë thellësi dhe mprehtësi në imazh. Për më tepër, Quantum Matrix Technology Pro mundëson veçori të tilla si Adaptive Light Control dhe Real Depth Enhancer Pro që ofron imazh të gjallë 3D. Gjithashtu, teknologjia Quantum HDR 64x kap detajet më të vogla në zona si të ndriçuara ashtu edhe të errëta për të shfaqur cilësi të vërtetë figure HDR 10+ pikërisht siç e kishte parashikuar realizatori i filmit, dokumentarit që shihni apo lojës suaj të preferuar.

Image

Foto ilustrim Samsung

Shndërrohuni në një lojëtar profesionist falë përvojë ultime Gaming

Linja OLED më e fundit vjen me teknologjinë Quantum Dot. Ky OLED unik, ndryshe nga OLED tradicional, ofron të zezë të errët të pakrahasueshme, të bardhë të pastër dhe nuanca të plota të ngjyrave të gjalla. Procesori Neural Quantum 4K i kësaj linje ruan pikat e forta thelbësore të teknologjisë OLED, duke përmirësuar shkëlqimin, ngjyrat, kontrastet dhe duke ofruar detaje të pakrahasueshme. Teknologjia 4K AI Upscaling e kompletuar nga 20 rrjete algoritmesh ju siguron të përjetoni fuqinë e 4K. Modelet e reja OLED kanë marë një çmim nga Revista FëD, e cila veçoi faktin se televizori Samsung OLED dhe teknologjia e tij QD-OLED ofrojnë shkëlqim më të madh dhe ngjyra më të pasura se gjenerata e fundit e OLED. Gjithashtu, për herë të parë në një televizor OLED, OLED-të e Samsung vijnë me certifikatën FreeSync Premium Pro të AMD për përvojën më të fundit të gaming. Kjo përvojë do të jetë thjesht epike, dhe pamjet nga televizori juaj do t’ju përpijnë sikur të ishit në zemër të aksionit.

Qëndroni të lidhur në çdo moment me njerëzit tuaj të dashur

Samsung bën një hap më shumë në udhëtimin e tij gjithnjë në zhvillim, për të thjeshtuar jetën e përditshme të konsumatorëve me integrimin e pandërprerë të shumë pajisjeve në të gjithë ekosistemin e tij, përmes platformës inteligjente të shtëpisë SmartThings. Samsung nuk resht së shtyri kufijtë e inovacionit për t’u ofruar konsumatorëve më shumë sesa thjesht cilësi premium të figurës, por një përvojë holistike, premium pajisjesh të përshtatur me atë që ata kanë nevojë dhe duan nga shtëpia e tyre e rrjetëzuar e lidhur me disa pajisje njëkohësisht. Me SmartThings, teknologjia e përparuar është e qetë dhe intuitive, duke e bërë jetën më të qëndrueshme, të aksesueshme dhe të këndshme çdo ditë. SmartThings sinkronizon automatikisht pajisjet për kontroll më të lehtë jo vetëm të pajisjeve Samsung, por edhe të pajisjeve të palëve të treta dhe pajisjeve IoT për lidhje pa probleme.

Image

Foto ilustrim Samsung

Përdoruesit mund të hyjnë lehtësisht në një grup bisede live për të ndarë mendimet dhe për të reaguar në kohë reale me të tjerët që po shikojnë gjithashtu të njëjtën përmbajtje. ConnectTime, e bën më të lehtë marrjen e video-telefonatave nga pajisjet e lidhura, duke ofruar një platformë më të madhe për video thirrje në televizor dhe një kalim pa probleme në një pajisje më të vogël nëse një përdorues dëshiron të largohet dhe ta transferojë thirrjen në një ekran tjetër etj.

Story i mëparshëm

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Story i radhës

Kurti thirrje prokurorisë të bëjë më shumë për masakrën e Podujevës

Të fundit nga