Ditët e ftohta erdhën, vitaminat dhe mineralet që janë të domosdoshme për tú mbrojtur nga sëmundjet

November 26, 2022
1 minut lexim

Vjeshta është koha kur jemi më të dobët ndaj sëmundjeve, aftësia e trupit që të mbrohet nga viruset dhe bakteret bie, pa marrë parasysh që verës kemi ngrënë mjaft fruta dhe perime. Si rezultat, shfaqen probleme të shpeshta, lodhje kronike, ftohje dhe sëmundje të tjera.

Për këto probleme shkaktarë janë materie të caktuara ushqyese.

Për shkak të mungesës së vetëm pesë nutrienëve bazë mund të shfaqen probleme të caktuara shëndetësore, nga ato të lehta deri te përkeqësimi i sëmundjeve kronike, transmeton Telegrafi.

Cilat vitamina dhe minerale duhet t’i merrni më shumë në vjeshtë dhe dimër?

Vitamina C

Mungesa e kësaj vitamine manifestohet me dobësim të përgjithshëm, lodhje, ftohje të shpeshta dhe gjakrrjedhje të shtuar të mishit të dhëmbëve. Problemin do ta zgjidhni nëse konsumimi më shumë agrume, mollë dhe speca.

2. Vitamina D

Simptomat e mungesës së kësaj vitamine janë: çrregullimi i gjumit, mungesa e forcës gjatë ditës, shfaqje e shpeshtë e smaltit të dhëmbëve, si edhe djersitja e madhe. Sugjerohet të merrni suplemente.

3. Zinku

Prania e zinkut në trup është e domosdoshme për enzimë të përfshirë në këmbimin e gazrave, si edhe për formimin e hemoglobinës. Nëse keni mungesë të kësaj substance, konsultohuni me mjekun se cilat suplemente janë alternativa më e mirë. Por jini të durueshëm, duhet kohë për të kompensuar mungesën e kësaj substance në trup.

4. Bakri

Bakri është i nevojshëm për funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide. Norma ditore është 3 mg. Ushqimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të kompensoni deficitin: kikirikë, qiqra, hikërror, borzilok dhe hudhra – liderë për sa i përket përmbajtjes së bakrit.

5. Hekuri

Mungesa e hekurit manifestohet me shfaqjen e anemisë, simptomat e së cilës janë lëkura e zbehtë, rënia e flokëve, thonjtë e brishtë, buzët praktikisht pa ngjyrë dhe lodhja ekstreme gjatë gjithë ditës. Është e rëndësishme të dini se vetëm mjeku duhet të zgjedhë se cilin preparat hekuri mund të merrni. Përveç suplementeve, do të ndihmojë edhe nëse pini lëng shege, hani mish viçi dhe mëlçi.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Viti 2023 është vit i kthesës ekonomike, i shpresës së re

Story i radhës

Londra: Ushtria ruse po përballet me mungesë municionesh

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë