Ditët e Alfabetit: U mbajt ora e historisë “Historia e alfabetit të shqipes”

1 minut lexim

Edhe sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të
Shqiptarëve vazhdoi manifestimi kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit”.
Me këtë rast u organizua një orë e historisë me një grup nxënësish nga
SHF “Skënderbeu” nga f. Haraçinë të Shkupit, të organizuar nga
arsimtari Xhavit Imeri.

Marketing

Gjatë kësaj ore, drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, u uroi
mirëseardhje nxënësve dhe foli për kontekstin historik në të cilin u
zhvillua Kongresi i Manastirit. Ai foli për rolin e Rilindjes
Kombëtare Shqiptare në gatimin e kombit shqiptar, të kulturës
shqiptare dhe të pavarësisë.
Dr. Zeqirija Ibrahimi foli për dimensionin filologjik të alfabetit,
duke u dhënë nxënësve informacione mbi mënyrën se si është hartuar
alfabeti i shqipes.

Për ta begatuar këtë orë një nxënëse e kësaj shkolle e lexoi një
kumtesë për Kongresin e Manastirit dhe alfabetin e gjuhës shqipe.
Ora e historisë përfundoi me një fotografi të përbashkët dhe me një
vizitë në hapësirat e Institutit.

Marketing

Story i mëparshëm

Cërvenkovska: Drejtësia nuk duhet të njohë diskriminim dhe paragjykime nëse duam një gjyqësor të besueshëm

Story i radhës

Shpalos listën e pilotëve që janë “rrëzuar” më shumë në gara dhe stërvitje

Të fundit nga