Ditë jo pune, por Qeveria e Maqedonisë mbajti seancë! Vendimet që u sollën

January 30, 2022
1 minut lexim

Edhe pse sot është shpallur si ditë jo pune, sërish, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka realizuar seancë.

Në kuadër të kësaj seance është miratuar informacioni në lidhje me Planin për prodhim të Shoqërisë Aksionare “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, në pronësi të shtetit, për muajin shkurt dhe mars 2022.

Sipas kësaj, është sjellë vendim që që vazhdohet masa me të cilën sasia shtesë e energjisë elektrike do të sigurohet nga prodhimi vendor, gjegjësisht nga Shoqëria për prodhim të energjisë elektrike dhe të ngrohjes “Te-To” ASh Shkup e cila do të punojë shtatë ditë në javë gjatë periudhës prej 00:00 deri në ora 24:00 të ditës së nesërme, gjatë periudhës prej 1 shkurt 2022 deri më 31 mars 2022, transmeton TV21.

ShA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” – Shkup do ta blejnë energjinë e prodhuar të Shoqërisë për prodhim të energjisë elektrike dhe të ngrohjes “Te-To” ASh Shkup në përputhje me të drejtat dhe detyrimet nga marrëveshja e ndërsjellë për blerjen e energjisë elektrike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dallimi në mes Edi Ramës dhe Enver Hoxhës

Story i radhës

Spanjë, projekt pyllëzimi për të frenuar zgjerimin e shkretëtirës

Të fundit nga

Erolldi dhe Diola publikojnë momente intime

Erolldi dhe Diola këto ditë kanë vendosur t’i kalojnë në vende të nxehta siç është Maldive. Çifti kanë vendosur të ndajnë momente të lumtura mes tyre nuk ka munguar as puthja. Nga
ShkoLartë