​Ditë e zjarrtë e Botërorit, katër sfida të paparashikueshme

November 28, 2022
1 minut lexim

Kampioni Botëror i futbollit do të vazhdojë ecurinë drithëruese edhe sot me katër sfida jashtëzakonisht interesante.

Gjithçka do të startojë në orën 11:00 aty ku në stadiumin “Mohammed Abdulla Hassan” do të ballafaqohen Kameruni me Serbinë, dy skuadra që kanë humbur në ndeshjet e para dhe secilën prej tyre vetëm fitorja do ta mbante në garë për të kërkuar kualifikimin në ndeshjen e fundit të grupit G.

Sfidë mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në “Education City Stadium”, ndërmjet Koresë së Jugut dhe Ganës në kuadër të grupit H. Koreanët kanë një pikë, kurse ganezët janë të vetmit pa pikë në këtë grup pasi janë mposhtur nga Portugalia me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë, raporton KosovaPress.

Brazili dhe Zvicra është sfida që tërheq vëmendjen më të madhe pasi të dy skuadrat do të kërkojnë fitore në këtë ballafaqim për ta siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës. Si Brazili ashtu edhe Zvicra kanë nga tre pikë në grupin G pas fitoreve në ndeshjet e para ndaj rivalëve përkatës, Kamerunit dhe Serbisë. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin “974” në Doha.

Në mbrëmje, përkatësisht nga ora 20:00 në “Lusail Iconic Stadium” do të ndeshjen Portugalia me Uruguain, dy skuadra që e kryesojnë grupin H. Portugalia ka tre pikë, kurse Uruguai një sosh në vendin e dytë. Me një fitore eventuale, Portugalia e kapitenit Cristiano Ronaldo do të avanconte tutje në këtë kompeticion.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Edhe Prishtina me agjendë për festën e 28 Nëntorit

Story i radhës

Temperaturat zbresin në minus! Si parashikohet moti për këtë fillim jave

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë