Mot kryesisht me diell po parashihet ditën e mërkurë. Orëve të pasdites përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që edhe mund të japin kushte për ndonjë rigë shiu.
Temperaturat minimale në mëngjes zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato maksimale arrinë vlera prej 29C e 31C, njofton Prishtina Weather.
Më shumë vransira parashihen për ditën e enjte, ku nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu orëve të pasdites.
Të premten më shumë intervale me diell, e përreth zonave malore mundësi për riga shiu. Në fundjavë mot kryesisht me diell, me temperatura që shkojnë deri në 32C e 33C.