dite e keqe per edon zhegroven ne france tre penallti e dy te skuqur 626e8374bfcc4

Ditë e keqe për Edon Zhegrovën në Francë! Tre penallti e dy të skuqur

May 1, 2022
1 minut lexim

Troyes ka fituar falë tre penalltive, me rezultat 3:0 ndaj LIlle-s, në takimin e javës së 35-të të elitës së futbollit francez.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, u paraqit titullar për LIlle-n, duke u zëvendësuar në minutën e 57-të.

Zhegrova me ekipin e tij patën një ditë të keqe në stadiumin “Stade de l’Aube” në Troyes.  

Futbollistët Tardieu (43′ – nga penalltia e 86’ – nga penalltia) e Ugbo (55′ – nga penalltia), shënuan për fitoren e Troyes. 

Lille mbetet pa dy lojtarë në fushë, Sanches u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 50-të dhe Yilmaz direkt me karton të kuq në minutën e 68-të.

LIlle renditet në vend të dhjetë 51 pikë e Troyes është i 14-ti me 36 sosh.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ali ahmeti premton se nuk do te ndalen duke rritur rrogat 626e832f65b1c
Story i mëparshëm

Ali Ahmeti premton se nuk do të ndalen duke rritur rrogat

dua lipa vjen me poza terheqese nga fshati 626e837a19916
Story i radhës

Dua Lipa vjen me poza tërheqëse nga fshati

Të fundit nga

ShkoLartë