Dita nis me diell, por përfundon me shi, parashikimi i motit për sot

April 20, 2023
1 minut lexim

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në ultësirën Perëndimore.

Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por mesdita dhe pasditja do të sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje aftshkurtra shiu. Reshjet do të jenë prezente në shtrirjen Lindore dhe në zona të izoluara në qendër të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Angelina Jolie dhe Halle Berry për herë të parë bashkë në ekran, bëhen pjesë e një filmi të ri

Story i radhës

Deputetja e LDK-së: Ma interesnat në KEK se në Kuvend, tension i lartë gjithandej

Të fundit nga

ShkoLartë