Dita Ndërkombëtare pa Makina shënohet me disa aktivitete në kryeqytet

September 22, 2022
min lexim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bashkë me Komunën e Prishtinës, dhe organizatën “Marakli t’Bicikletave” kanë shënuar 22 Shtatorin – Ditën Ndërkombëtare pa Makina me disa aktivitete.

Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i qytetarëve që të shmangin makinat e tyre, në mënyrë që të ruhet sa më shumë ambienti.

Zëvendësministrja e MMPHI-së, Linda Çavdarbasha tha se janë 15 komuna të Kosovës që u janë bashkuar kësaj iniciative. Ndërsa tha se si ministri janë duke punuar në strategjinë e transportit multi modern, e cila sipas saj do t’i ndihmojë jo vetëm nivelit qendror por edhe nivelit lokal për siç tha ajo, tranzicionin e ngadalshëm drejt orientimit të një transporti sa më të gjelbër.

Çavdarbasha tha se jo çdo herë përdorimi i makinave është i nevojshëm. Ajo tha se duhet filluar përdorimi i mjeteve të cilat janë më pak të dëmshme për publikun.

Cavdarbasha: Jo çdo herë përdorimi i makinave është i nevojshëm

“Është shumë mirë që ne të investojmë që të fillojmë dhe të edukohemi se jo çdo herë përdorimi i makinave është i nevojshëm. Mundemi me ecë ën këmbë nëpër distanca të ndryshme mirëpo gjithashtu edhe të përdorim mjete të tjera të cilat janë më pak të dëmshme për mjedisin, e sidomos gjatë periudhës së dimrit ku e kemi edhe krizën energjetike dhe po hasim në shumë probleme me ndotjen e ajrit”, tha ajo.

Drejtori i shërbimeve, Ilirik Musliu tha se në bashkëpunim me komunën kanë bërë që sot transporti publik me qenë pa pagesë, me qëllim që të stimulojnë dhe të vetëdijësojnë qytetarët për të përdorur transportin publik.

Musliu: Të bëjmë maksimumin që ta ruajmë ambientin të ndikojë në ruajtjen e ajrit

“Qëllimi është të bëjmë më të mirën e mundshme dhe sa më shpejtë të implementojmë edhe planin e mobilitetit, por dhe të bëjmë maksimumin që ta ruajmë ambientin të ndikojë në ruajtjen e ajrit, jemi në rangim shumë të keq. Jemi një prej kryeqyteteve me ndotjen më të madhe të ajrit andaj të gjithë bashkë duhet të bëjmë maksimumin për me ndryshua gjendjen që e kemi tash”, tha ai.

Musliu ka treguar edhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në kuadër të kësaj dite, ndër të cilat tha se do të ketë edhe aktivitete për fmëijë.

Ai ka shtuar se si komunë janë duke i shfrytëzuar edhe mjetet tjera të cilat ndihmojnë në implementim sa më të shpejtë të planit të mobilitetit. Ai tha se këtu ndërlidhen edhe shtigjet e biçikletave, projektet me efiçiencë siç është rasti i soliterave në Ulpianë, dhe shtrirja e rrjetit të Termokosit. Sipas tij, të gjitha këto do të ndihmojnë në kohë sa më të shkurtër në vetëdijësim të qytetarëve dhe ruajtjen e cilësisë të ajrit.

Sipas tij, shifrat e personave që vozisin vetura janë mjaftë të mëdha, ndërsa ka thënë se duhet ndryshuar ky numër me qëllim për ta ruajtur ambientin.

Musliu: Shifrat që janë tani për momentin janë shqetësuese nëse shohim përdorim të veturave

“Shifrat që janë tani për momentin janë shqetësuese nëse shohim përdorim të veturave për kokë të banorit por të njëjtin kohë edhe pronar të veturave, dhe mendojmë në një të ardhme për të ndryshuar këta numra me qëllim ta ruajmë ambientin dhe të rritët efikasiteti në mobilitetet me lëvizje të lirë”, tha ai.

Berat Rakovica nga organizata “Marakli t’Biciklave”, ka treguar qëllimin e aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të kësaj dite. Sipas tij, duhet të ketë hapësirë të njëjtë për biçikletat ashtu siç është edhe për veturat.

Rakovica: Hapësirë për biçikleta sa kanë veturat duhet me të kemi edhe na

“Hapësirë për biçikleta sa kanë veturat duhet të kemi edhe ne, sepse fillimisht kemi qenë ne para veturave, pasi kemi qenë këmbësorë, pastaj jemi bërë çiklistë dhe pastaj drejtues të veturave, kështu ish dashtë me shku ën proporcion më kërkesën e qytetareve”, tha ai.

Ai po ashtu tha se kërkesa e qytetareve për ta përdorur biçikletën është shumë e madhe, ndërsa ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të krijojnë më shumë kushte për biçikleta.

Qytetari, Ilir Konjuha ka thënë për KosovaPress se njerëzit kanë nevojë më shumë për aktivitete të tilla, po ashtu ka shtuar se duhet të ketë edhe më shumë hapësira për biciklista dhe respektim nga veturat për lëvizje.

Konjuha: Hapësira duhet të ketë sa më shumë për lëvizje me biçikletë

“Hapësira duhet të ketë sa më shumë dhe kisha lutë nga ata me vetura të na respektojnë më shumë, sepse nuk po na respektojnë shumë”, tha ai.

Edhe qytetari, Gëzim Krasniqi është shprehur për KosovaPress se duhet të këtë më shumë hapësirë dhe aktivitete për biçikletat.

Krasniqi: Hapësirë për biçikleta duhet të këtë në çdo rrugicë dhe rrugë të Kosovës

“Hapësirë për biçikleta duhet të ketë në çdo rrugicë dhe rrugë të Kosovës, sipas standardeve evropiane… Nga Komuna duhet të këtë aktivitete për shkak se nga projekti apo nga ajo që e ka paraparë para zgjedhjeve ka qenë si prioritet i komunës kjo çështje dhe mendoj se duhet të vazhdojë dhe duhet të këtë më tepër”, tha ai.

Pëllumb Bajqinovci tha se nevoja për lëvizje alternative është shumë e madhe. Ai kërkon nga komuna që të ketë rritje të shtigjeve, pasi sipas tij në këtë formë do të rritet më shumë siguria në komunikacion.

Bajqinovci: Nevoja për lëvizjen alternative është shumë e madhe

“Nevoja për lëvizjen alternative është shumë e madhe. Deri tash dhe mundësitë kanë qenë të kufizuara, andaj mendoj se me këtë programin e mobilitetit duhet të krijohen mundësi të reja për lëvizje. Rritja e shtigjeve për biçikleta, pasi me ato shtigje rritet edhe siguria në komunikacion për çiklistët dhe mundemi me ja arrit qëllimit”, tha ai.

Ndryshe, me rastin e shënimit të “Ditës Ndërkombëtare pa Makina”, në kryeqytet do të ketë një mori aktivitetesh me qëllim të promovimit të lëvizjes së lirë, udhëtimit me transport publik dhe formave të tjera alternative të transportit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Asambleja e OKB-së, takim Osmani- Eskobar

Story i radhës

Ushtria amerikane “zbarkon” në Shqipëri, SHBA mesazh Moskës dhe Teheranit

Të fundit nga

ShkoLartë