Shkup, 9 dhjetor – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftë kundër Korrupsionit – 9 dhjetor, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, sot në brifing me gazetarë do të informojë për proceset aktuale lidhur me avancimi i punës së KSHPK-së drejt realizimit të qëllimeve të përcaktuara strategjike, si dhe për çështjet dhe rastet aktuale në kompetencë të komisionit për të cilat ka interes publik.
Aktivitete janë paralajmëruar edhe në Qeveri, ku zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, në bashkëpunim me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane dhe ambasadorin evropian Dejvid Gir, organizon takim me institucionet kompetente për përballje e korrupsionit, në të cilin do të shqyrtohen vërejtjet nga Raporti për progresit të Republikës së Maqedonia e Veriut të përgatitur nga Komisioni Evropian. Në seancë të mbyllur të takimit do të përcaktohen qëllimet bazuar në Raportin e KE-së për vitin 2022 dhe dinamikën e zbatimit të rekomandimeve për institucionet e përfshira në luftën kundër korrupsionit.
Zëvendëskryeministrja Gërkovska pardje në panelin “Demokracitë e brishta” që u mbajt në Romë, porositi se politikat e qeverisjes së mirë janë bazë për stabilitetin e çdo shteti.
“Nëse duam stabilitet qytetarët duhet të kenë besim në institucionet, të kemi administratë që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe duhet të krijojmë një sistem që do të jetë rezistent ndaj korrupsionit”, tha Gërkovska në panelin në kuadër të Konferencës “Perspektivat e Ballkanit dhe Detit të Zi 2022”, në organizim të NATO-s, Fondacionit për Mbrojtje të NATO-s, si dhe Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme.
Ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler, para tre ditëve në Tuiter publikoi se një ekip për sanksione nga Uashingtoni ka mbërritur në vend për të kryer një kontroll më agresiv ndaj ish-aktorëve dhe aktorëve aktual të korruptuar dhe aktualë, dhe t’i shqyrtojë të gjitha përgjigjet e mundshme.
“Sektori gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka nevojë për më shumë hetime dhe ndjekje, për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, nënvizoi Ageleri, e cila edhe më parë porositi se edhe pse vendi është në rrugën drejt BE-së, korrupsioni vazhdon ta pengojë progresin.
Zëvendësndihmës sekretar i shtetëror i SHBA-së Gabriel Eskobar, ndërkaq, para disa ditëve deklaroi se sanksionet e SHBA-së për politikanët e korruptuar të Ballkanit kanë efekt dhe se Uashingtoni do të vazhdojë me sanksionimin e funksionarëve të korruptuar të rajonit.
Në prag të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit në këtë temë u prononcua edhe lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, duke theksuar se kjo është një nga arsyet pse nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Burimi: zhurnal.mk