dita nderkombetare e romeve osmani takon delegacionin e partise se romeve te bashkuar te kosoves 67f512fe20f99

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Osmani takon delegacionin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës

April 8, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, priti sot në takim një delegacion të Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, të kryesuar nga Albert Kinolli.

Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka uruar kryetarin Kinolli dhe të gjithë qytetarët e komunitetit rom në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për të reflektuar siç thuhet në njoftim, mbi sfidat dhe arritjet, si dhe për ta riafirmuar përkushtimin institucional ndaj të drejtave dhe barazisë së komunitetit rom.

“Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart kontributin përfaqësuesve të komunitetit rom dhe komunitetit rom në përgjithësi në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, duke e cilësuar zërin e tyre si thelbësor në proceset demokratike të vendit”.

“Duke nënvizuar angazhimin e saj të vazhdueshëm për fuqizimin e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, Presidentja Osmani vlerësoi punën e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe mekanizmave të tjerë që synojnë fuqizimin e pjesëmarrjes dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve, me theks të veçantë për komunitetin rom”, thuhet në komunikatë.

Aty gjithashtu bëhet e ditur se Osmani ka potencuar se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore në fuqizimin e të rinjve rom, veçanërisht vajzave dhe grave, përmes programeve që rrisin qasjen dhe përfshirjen në sistemin arsimor.

“Ajo shtoi se përkushtimi për barazi nuk duhet përqendrohet vetëm në arsim, por edhe në krijimin e mundësive të barabarta për punësim dhe përfshirje aktive në jetën publike e institucionale të vendit”, thuhet tutje në komunikatë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

microsoft pushon nga puna dy punonjes qe protestuan per lidhjet e kompanise me izraelin 67f50fb649580
Story i mëparshëm

Microsoft pushon nga puna dy punonjës që protestuan “për lidhjet e kompanisë me Izraelin”

drejtori i spitalit 13 nentori ne pranga per ryshfet ash distancohet dhe kerkon hetim te shpejte 67f5182648d25
Story i radhës

Drejtori i Spitalit “13 Nëntori” në pranga për ryshfet, ASH distancohet dhe kërkon hetim të shpejtë

Të fundit nga

Horoskopi i datës 8 maj 2025

Dashi Për shkak të ndikimit shumë negativ të planetëve sot nuk do jeni aspak tolerantë. Kjo do sjellë herë pas herë debate dhe probleme. Nëse jeni në një lidhje nuk do arrini

WhatsApp-i po thellohet në AI, ky është opsioni i ri

WhatsApp do të lejojë së shpejti përdoruesit të krijojnë sfonde për bisedat duke përdorur Meta AI, raporton Business Standard. Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të krijojnë sfonde të personalizuara duke përdorur komanda
ShkoLartë