Dita ndërkombëtare e gruas/ Di Xhovani: 45% e grave rome të moshës 20-24 vjeç janë martuar apo bashkëjetuar para se të mbushim 18 vjeç

Martesat në moshën minorene janë një nga pasojat e rënda të pabarazisë gjinore thellësisht të rrënjosur. Kështu porositi sot përfaqësuesja e  UNICEF-it në vend, Patricia di Xhovanni, me rastin e  Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ajo tha se, pavarësisht rënies së vazhdueshme të kësaj praktike të dëmshme gjatë dekadës së fundit, martesa e fëmijëve mbetet shqetësim për vajzat në Maqedoninë e Veriut.

“Tetë për qind e të gjitha grave të moshës 20-24 vjeç në vend ishin të martuara ose në bashkëjetesë para se t’i mbushnin 18 vjeç. Akoma më shqetësuese, 45 për qind e grave rome të moshës 20-24 vjeç në vend ishin të martuar ose në bashkëjetesë për herë të parë para se t’i mbushnin 18 vjeç, ndërsa 15 për qind e grave të së njëjtës grupmoshë ishin të martuara ose në bashkëjetesë para moshës 15 vjeçare”, tha Patricia Di Xhovani.

Ajo shtoi se, vajzat që martohen para moshës 18 vjeçare kanë më shumë gjasa të përjetojnë dhunë në familje dhe më pak gjasa ta vazhdojnë shkollimin.

“Maqedonia e Veriut është palë nënshkruese e Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve, dhe dy protokolleve të saja fakultative, si dhe e Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, e cila në mënyrë eksplicite i ndalon martesat e fëmijëve. Po ashtu, Veprimi i Konventës së Stambollit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje kërkon që shtetet t’i kriminalizojnë martesat e detyruara të fëmijëve dhe të rriturve”, tha Di Xhovani

Di Xhovani më tej ka shtuar, se në vitin 2022, Komiteti i OKB-së për të drejtat e fëmijëve rekomandoi që Maqedonia e Veriut duhet “të zbatojë masa të synuara për t’i çrrënjosur martesat e fëmijëve dhe për ta rritur ndërgjegjësimin mbi ndikimet negative të praktikave të dëmshme tradicionale ndaj fëmijëve, veçanërisht në mesin e popullatës rome”

Story i mëparshëm

Chelsea synon të largojë tre lojtarë

Story i radhës

​Policia shpërndan lule për 8 Mars: Gruaja është mbretëreshë e botës

Të fundit nga