Organizata joqeveritare RRJETI I GRAVE NË SHKENCË në mbështetje të Komunës së Çairit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, organizon manifestim për të shënuar këtë ditë.
Manifestimi do të mbahet sot në Hotel Aleksandar Palace në ora 11:00 ndërsa do të marrin pjedë shumë personalitete të jetës politike dhe shoqërore.fjalë rasti do të kenë Zonja e parë, Znj. Elizabeta Gjorgjievska, Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Visar Ganiu, kryetar i Komunës Çair , Elisabeta Ollogu, Nënkryetare e Rrjetit të Grave në Shkencë.
PANEL DISKUTIMI:
Sesioni I / 11.40 – 12.20
– Znj. Myqereme Rusi, profesoreshë universitare, Universiteti i Tetovës
– Znj. Hristina Spasevska, prorektore për Arsim, “ShënKirilidhe Metodi“- Shkup
– Znj. Diana Kastrati, profesoreshë universitare, Universiteti i Tiranës
Sesioni II / 12.20 – 13.00
– Znj. Ajtene Qamili Hajdari, profesoreshë e Albanologjisë, “ShënKirilidhe Metodi“- Shkup
– Znj. Drita Kadriu, themeluese e Rrjetit të Grave në Arsim dhe Shkencë, Kosovë
– Znj. Elmedina Asani, Neurokirurge, Klinka Shkup
13.00 – 13.05 Pikë muzikore
13.05 – 13.15SHPËRNDARJE E MIRËNJOHJEVE
Znj. Drita Memeti, kryetare e Rrjetit të Grave në Shkencë
– Në fund të manifestimit, 10 grave me kontribut të shquar në fushën e tyre përkatëse do t’ju jepen mirënjohje.
KOKTEJ RASTI
13.15 – 14.15
– Eventi do të mbyllet me një koktej rasti për të gjithë pjesëmarrësit.
Rrjeti i Grave në Shkencë është një organizatë e themeluar nga një grup grash entuziaste të cilat synojnë që nëpërmjet veprimtarisë së tyre të motivojnë gra dhe vajza të reja në rrugën drejt dijes, edukimit dhe shkencës. Ky rrjet është partner iinstitucioneve të ndryshme, shoqatave, shkollave, universiteteve, instituteve kërkimore, organizatave jofitimprurëse etj,të cilat kontribuojnë nëpërmjet aktiviteteve të veta në promovimin eçështjeve gjinore. Rrjeti i Grave në Shkencë është veçanërisht i fokusuar në promovimin e hulumtimeve, angazhohet në realizimin e trajnimeve dhe në promovimin e projekteve dhe novacioneve të ndryshme të grave dhe vajzave që veprojnë në fusha të ndryshme të shkencës dhe kërkimit.
Rrjeti i Grave në Shkencë është veçanërisht i fokusuar në promovimin e hulumtimeve, angazhohet në realizimin e trajnimeve dhe në promovimin e projekteve dhe inovacioneve të ndryshme të grave dhe vajzave që veprojnë në fusha të ndryshme të shkencës dhe kërkimit.