Panel diskutimi u organizua nga Departamenti për mbrojtje sociale, shëndetësore dhe mbrojtjen e fëmijëve pranë Komunës së Gostivarit. Imërlije Saliu nga ky departament bëri të ditur se gjatë këtij takimi njoftohet stafi inkluziv i shkollave mbi trajtimin e nxënësve autikë, obligimet ligjore ndaj këtyre nxënësve dhe të drejtat e prindërve të nxënësve me autizëm.
Diskutimi ishte interaktiv, ndërsa pjesë e panelit ishte edhe Afërdita Hamza – Udhëheqëse e Departamentit për mbrojtje sociale, shëndetësore dhe mbrojtjen e fëmijëve në Komunën e Gostivarit; Samir Gërble – Defektolog dhe Zumreta Xhemaili – Edukatore speciale dhe rehabilituese – logopede.
Më poshtë keni pamje dhe deklaratën e kandidatit për president, Arben Taravari.