Ditën e Pranverës, por edhe të Ekologjisë – 21 Marsin sot e shënuam në një mënyrë të veçantë.
Me moton 🌸🌹“Kujdesem për natyrën, kujdesu edhe ti” 🌸🌹fëmijë nga kopshtet “Fidani” dhe “Borëbardha”, sikurse edhe shkollat “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, “Ismail Qemali”, “Jashar Bej Shkupi”, “Kongresi i Manastirit”, “Tefejuz”, “Lirija”, “Vasill Gllavinov” dhe “7 Marsi”, “ të Komunës së Çairit, në bashkëpunim me edukatoret, mësuesit dhe prindërit e tyre kishin përgatitur një defile me veshje nga materiale të reciklueshme. Me këtë aktivitet të sotmin më të vegjlit e tanë dhanë shembullin dhe përçuan porosinë se ekzistojnë mënyra të shumta se si mjedisi jetësor mundet dhe duhet të ruhet.
“Përgëzoj të gjithë fëmijët, nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe drejtorët e shkollave dhe uroj që aktivitet e tilla mos të ndalen kurrë”-shkruan Ganiu.