Dita e Plisit sot në Teatrin Shqiptar në Shkup

Nën organizimin e Ansamblit Nacional Shqiptar dhe përkujdesjen e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi në teatrin shqiptar sot do të organizohet Akademi solemne për nder të “Ditës së Plisit”, njofton gazeta.mk

Në akademi do të marrë pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili do të jetë i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të BDI-së, ministra e deputet.

Sipas njoftimit Akademia do të zhvillohet nga ora 15:00.

Njoftimi i BDI-së:

“Ju njoftojmë se, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, i shoqëruar nga ministra, deputetë dhe funksionarë të tjerë, do të marrë pjesë në Akademinë solemne “Dita e Plisit”.Akademia do të mbahet në Teatrin Shqiptar në Shkup, me fillim në ora 15:00”, thuhet në njoftim.

Story i mëparshëm

NEWBORN në mbështetje të grave

Story i radhës

Kriza e Ukrainës dhe ndikimet e saj për Kosovën

Të fundit nga