Dita e parë e debatit për amendamentet në Komision për Propozim-buxhetin për vitin 2023

November 30, 2022
min lexim

Shkup, 30 nëntor – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot e filloi debatin për amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2023 në kuadër të së cilit duhet t’i shqyrtojë gjithsej 263 amendamente prej të cilave 199 janë shtruar nga VMRO-DPMNE-ja në opozitë.

 

Gjatë debatit të deritanishëm u pranua amendamenti i shtruar nga opozita me të cilin kërkohej ulja e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) prej 18 në 5 për qind për produktet për shëndetin menstrual.

Siç potencoi deputetja, Bllagica Lasovska nga VMRO-DPMNE, si një prej propozuesve, ky amendament tani për tani mbi 400 mijë vajza dhe gra në vend që në kushte të krizës duhet të ndajnë mjete të rëndësishme për mirëmbajtjen e shëndetit menstrual. Nëse pranohet amendamenti, sipas saj, kjo do të thotë 50 milionë denarë ose 211 mijë euro më pak në Buxhet.

Në replikë zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski tha se ulja e TVSH-së nuk bëhet përmes amendamenteve, por përmes zgjidhjes ligjore për çka Lasovska me kundërpërgjigje e porositi se e di se kjo nuk zgjidhet me amendament, por shtoi se nuk beson se do të propozohet zgjidhje ligjore për uljen e TVSH-së për produktet e shëndetit menstrual.

Ajo theksoi se në Evropë jo vetëm që ulet tatimi për këto produkte nga 18 në 5 për qind, por ka edhe vende ku tatimet janë zero. Lasovska tha se ka konsensus në mesin e të gjithë anëtarëve të Klubit të deputeteve për të votuar për një zgjidhje të tillë dhe kërkoi pushim për harmonizimin e qëndrimeve. Mirëpo, edhe pas pauzës, qëndrimet me Qeverinë nuk janë harmonizuar, pas së cilës është votuar, me gjashtë deputetë pro propozimit për uljen e TVSH-së dhe tetë kundër.

Për momentin është duke u shqyrtuar amendamenti për anulimin e tatimit progresiv, gjithashtu të shtruar nga deputetët e opozitës. Anëtarët e Komisionit janë në pauzë të rregullt njëorëshe pas çka duhet të vazhdojë debati për amendamentin.

Të hënën Komisioni e përfundoi debatin e përgjithshëm për Propozim – buxhetin gjatë së cilës shumica parlamentare porositi se zërat e projektuar të buxhetit do të mundësojnë rikuperim ekonomik dhe përballje me sfidat e krizës energjetike, ndërsa opozita, vlerëson se bëhet fjalë për buxhetin më të lartë historik, inflamator dhe shpërdorues.

Në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2.9 për qind, ndërsa inflacioni 7.1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, kurse shpenzimet në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivel prej 4,6 për qind të BPV-së së planifikuar. Për shpenzime kapitale, nga ana tjetër, janë planifikuar 48,9 miliardë denarë, ose rreth 52,3 për qind më shumë në krahasim me planin për vitin 2022.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fitorja e parë për Prishtinën në Ligën Unike

Story i radhës

iOS 16.2 mund të ndryshojë rrënjësisht konceptin e përditësimeve të sigurisë në iPhone

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë