dita e librit ne fishte nderohet gjergj fishta poeti dhe politikani i shquar shqiptar 680a19818343d

Dita e Librit në Fishtë! Nderohet Gjergj Fishta, poeti dhe politikani i shquar shqiptar

April 24, 2025
1 minut lexim

Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Memoriali “Gjergj Fishta” në Fishtë u kthye në një hapësirë frymëzimi dhe dashurie për librin, ku u bashkuan nxënës, mësues, studiues, artistë dhe dashamirës të letërsisë.

Aktiviteti solli në vëmendje fuqinë e librit për të ndërtuar ura mes brezave dhe për të ruajtur identitetin tonë kulturor.

Në këtë ngjarje, që mbërtheu emocione dhe reflektime, u kujtua figura monumentale e At Gjergj Fishtës – mjeshtri i fjalës së shkruar, intelektuali i shquar që përfaqëson një epokë të artë të letërsisë shqipe.

Në kuadër të aktivitetit, u promovua gjithashtu një botim i ri i veprës së plotë të Ndre Mjedës nga “Botimet Fishta”, duke i dhënë një tjetër dimension kësaj dite që vlerëson librin si themel i dijes dhe shpirtit kombëtar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mpj e pergenjestron te majten per punen e konsullates se republikes se maqedonise se veriut ne nju
Story i mëparshëm

MPJ e përgënjestron Të Majtën për punën e Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nju Xhersi

lirimi i enver sekiraqes ovl e uck se dyshohet se ka deshmuar ne hage akt i rende 680a231c6be91
Story i radhës

Lirimi i Enver Sekiraqës, OVL e UÇK-së: Dyshohet se ka dëshmuar në Hagë – Akt i rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë