Dita e fundit e “Defender 25”/ Ministri Vengu: Bashkëpunim në të gjitha fazat e stërvitjes

June 8, 2025
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë në rajonin stërvitor të Bizës, me rastin e përmbylljes së stërvitjes shumëkombëshe “Defender 2025”.

Ministri Vengu u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Ilir Xhebexhia, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneralmajor Ferdinant Dimo, si dhe Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Ardian Lilo.

Gjatë vizitës, Ministri i Mbrojtjes dhe drejtuesit e tjerë të lartë të FA-së ndoqën nga afër demonstrimet taktike dhe angazhimin e trupave të përqendruara në terren, në kuadër të fazës përmbyllëse të stërvitjes.

Në vijim, gjeneralbrigade Lilo informoi Ministrin përmes një prezantimi gjithëpërfshirës mbi të gjitha aspektet e “Defender 25”, duke përfshirë fazën përgatitore, konferencat planifikuese, pjesëmarrjen ndërkombëtare, objektivat strategjike, kapacitetet e angazhuara si dhe mësimet e nxjerra nga zhvillimi i saj.

Me këtë rast, Ministri Vengu shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij për të gjithë efektivët pjesëmarrës, duke vlerësuar lart përkushtimin, profesionalizmin dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të treguar gjatë të gjitha fazave të stërvitjes.

Vizita u përmbyll me një drekë të përbashkët të Ministrit me trupat, si shenjë respekti dhe motivimi për angazhimin e tyre në këtë stërvitje të rëndësishme ushtarake.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Viti 2024, me përqindjen më të lartë të divorceve në 15 vitet e fundit

Të fundit nga

Dvalishvili mbron titullin kampion

Luftëtari gjeorgjian Merab Dvalishvili ka mbrojtur titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 57-62kg). Në eventin UFC-316 zhvilluar në Nju Xhersi (Amerikë), ai mundi me “submission” në raundin e tretë amerikanin Sean
sqmken
ShkoLartë