dita e europes do te shenohet permes solidaritetit te gjithe se bashku do te vrapojme per kocanin 680fae70ef35f

Dita e Europës do të shënohet përmes solidaritetit, të gjithë së bashku do të vrapojmë për Koçanin

April 28, 2025
1 minut lexim

DITA E EVROPËS DO TË SHËNOHET PËRMES SOLIDARITETIT!
TË GJITHË SË BASHKU DO TË VRAPOJMË PËR KOÇANIN!

Këtë vit, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe rrjeti i Europe House do të shënojnë “Ditën e Evropës: me organizimin e garës humanitare për të prekurit nga tragjedia e Koçanit.

Më 25 maj, do të vrapojmë një të njëjtën kohë në 7 qytete – Shkup, Strumicë, Kriva Pallankë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë, me një qëllim të vetëm: t’ia zgjasim dorën Koçanit.

“TË GJITHË PËR KOÇANIN – VRAPOJMË SË BASHKU!” është iniciativa humanitare në të cilën mund të marrë pjesë çdokush, pavarësisht moshën apo përgatitjes fizike. Garat janë të destinuara për të gjithë: vrapues rekreativë, atletë, amatorë, të rinj dhe të moshuar, sepse nuk bëhet fjalë për kilometra, por për solidaritet.
Paraqitja është e hapur dhe mund të bëhet përmes platformës https://sitezakocani.mk, ku çdokush që është i interesuar mund të zgjedhë një qytet dhe të bëhet pjesë e garës më të rëndësishme këtë vit. Të gjitha mjetet e mbledhura nga pagesat e regjistrimit do të dhurohen përmes Kryqit të Kuq, i cili do t’i drejtojë ato për komunitetin në Koçan, duke siguruar që çdo donacion të shkojë aty ku është më i nevojshëm.

782b3b0d ef29 4d5c 9781 06d07af97d68

Më 25 maj, nuk do të vrapojmë për rezultate, as për shpërblime – do të vrapojmë për solidaritet dhe për vlerat që na definojnë si shoqëri dhe si komunitet.
Të gjithë për Koçanin – të vrapojmë së bashku! Bashkohuni me ne!

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

shoferi taksise ne shkup ngjitet mbi veture duke e mbrojtur nga merimanga foto 680fae6e7bf54
Story i mëparshëm

Shoferi taksisë në Shkup ngjitet mbi veturë duke e mbrojtur nga “merimanga” (FOTO)

e rende ne berat 40 vjecari i jep fund jetes 680fb40fa593f
Story i radhës

E rëndë në Berat, 40-vjeçari i jep fund jetës

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë