Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Dita e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave/ Meta shpërndan mesazhin: Çdo akt dhune verbale e fizike ndaj tyre, nuk duhet të tolerohet – Gazeta.mk

Dita e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave/ Meta shpërndan mesazhin: Çdo akt dhune verbale e fizike ndaj tyre, nuk duhet të tolerohet

November 25, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një mesazh për ditën ndërkombëtare të Eleminimit të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, teksa shkruan se kjo nuk duhet të jetë e vetmja ditë që duhet të ngremë zërin kundër shkeljes së të drejtave të nënave dhe vajzave shqiptare.

Meta thotë se çdo akt dhune verbale e fizike ndaj tyre nuk mund të tolerohet, sidomos nga një shoqëri si e jona.

“Partia e Lirisë inkurajon, do të mbështesë çdo përpjekje dhe do të bëjë gjithçka për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave shqiptare, për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për përfshirjen e merituar në vendimmarrje sepse ne besojmë se vetëm fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i tyre do ta bëjë Shqipërinë edhe më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të lumtur” – shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave nuk duhet të jetë e vetmja ditë kur duhet të dënojmë dhe të ngremë me forcë zërin kundër shkeljes më brutale të të drejtave të nënave, grave, motrave dhe vajzave shqiptare.

Çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri dhe komb si i yni, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta.

Partia e Lirisë inkurajon, do të mbështesë çdo përpjekje dhe do të bëjë gjithçka për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave shqiptare, për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për përfshirjen e merituar në vendimmarrje sepse ne besojmë se vetëm fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i tyre do ta bëjë Shqipërinë edhe më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të lumtur.

Gratë dhe vajzat janë bukuria, energjia, vitaliteti dhe forca e Shqipërisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeparlamentari Talat Xhaferi pranues i titullit “Doctor Honoris Causa”

Story i radhës

“Ëngjëlli im, të ndjej kudo”/ Jessie J flet për fëmijën e saj të ndjerë

Të fundit nga

ShkoLartë